Përfitoni nga uljet tona ekskluzive
  1. Home
  2. /
  3. Sisteme Ngrohje & Ftohje

Sisteme Ngrohje & Ftohje (Multisplit / VRF / Chiller)

Dorëzim brenda 24/48 orësh
Vlerësuar 4.8
Financim Pa Interes
Produkte 100% Origjinale
Planifikimi i instalimit është i thjeshtë — na shkruani ose rezervoni një konsultë teknike.

Instalim Profesional i Sistemeve të Ngrohjes & Ftohjes

Projektim, përzgjedhje pajisjesh dhe instalim i certifikuar për banesa, zyra, ambiente komerciale si dhe sisteme aspirimi per kuzhina me 0 ndotje akustike me sistemin më të ri për kuzhina që nuk kanë dalje. Kryejmë llogaritje të ngarkesës termike, rrugëzimin e tubacioneve, lidhjet elektrike dhe vënien në punë (commissioning) sipas standardeve. Komoditet dhe konsum i ulët energjie.

Çfarë Përfshihet në Instalimin e Sistemeve të Ngrohjes & Ftohjes

Çdo instalim kryhet sipas një procesi të detajuar, për të siguruar që sistemi juaj të funksionojë në mënyrë efikase dhe afatgjatë.

  • Analizë teknike e ambientit për të llogaritur kapacitetin e nevojshëm.
  • Projektim i rrjeteve frigoriferike dhe elektrike sipas standardeve.
  • Pozicionim optimal i njësive të brendshme dhe të jashtme për qarkullim ideal ajri.
  • Montim dhe lidhje profesionale, duke përfshirë tubacione, kabllo dhe drenazh.
  • Testim & commissioning me parametra prodhuesi.
  • Instruktim për përdorimin e sistemit dhe planifikim për mirëmbajtje sezonale.

Konsultim & Projektim para Instalimit

Nëse po planifikoni të investoni në një sistem të ri, ekipi ynë ju ndihmon me një vlerësim të detajuar për të gjetur zgjidhjen më efikase për ju.

Përfshihen llogaritje termike, dimensionim i linjave frigoriferike, drenazh, rrugëzim kabllosh, pozicionim i njësive, vlerësim akustik dhe plan pune me afate të qarta. Pas përfundimit kryejmë testim presioni, vakumim dhe commissioning me parametra prodhuesi.

Diagnostikim i nevojave të ambientit
Inspektim i rrugëve të tubacioneve
Afate të qarta instalimi
Ofertë transparente & garanci pune

Pse Duhet Të Zgjidhni Elektroshtëpiake 24

Teknikë të Certifikuar

Të trajnuar në teknologjitë më të fundit HVAC & elektroshtepiake për diagnostikim të saktë dhe instalime/riparime efikase.

Përgjigje e Shpejtë

Disponueshmëri 24/7 për urgjenca; orare fleksibël sipas objektit tuaj.

Mirëmbajtje Parandaluese

Plane periodike për të shmangur defektet e kushtueshme dhe për të zgjatur jetën e pajisjeve.

Pjesë Origjinale

Përdorim i pjesëve të miratuara nga prodhues lider në industri për rezultate cilësore dhe afatgjata.

FAQs – Pyetjet më të shpeshta

A ofroni inspektim/konsultim falas para instalimit?

Po. Bëjmë vizitë teknike dhe raport paraprak pa kosto kur vazhdohet me shërbimin.

Sa kohë zgjat një instalim?

Varion sipas madhësisë: banesat zakonisht 1–2 ditë; projektet komerciale disa ditë me afate të qarta pune.

A jepni garanci për punën tuaj?

Po, ofrojmë garanci për punimet dhe për pjesët origjinale të përdorura, sipas prodhuesit.

A ofroni mirëmbajtje pasi të përfundojë instalimi?

Po. Kemi paketa periodike (sezonal/vjetor) me kontrolle, pastrim filtrash dhe kalibrime.

Sa transparente janë çmimet?

Çdo ofertë përfshin listë materialesh, orë pune, afate dhe opsione alternative për buxhete të ndryshme.

Gjithmonë në shërbimin tuaj!

Për çdo pyetje apo paqartësi na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju vijë në ndihmë menjëherë!

Shërbimet Tona

Shërbime Instalimi & Riparimi

Sisteme Ngrohje Ftohje

Ofrojmë zgjidhje profesionale për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, nga instalimet Multisplit deri te VRF dhe chiller.

Sisteme Aspirimi

Instalojmë sisteme aspirimi për restorante, kuzhina profesionale dhe lokale, duke siguruar ajrosje efikase dhe mjedis të pastër.

Mirëmbajtje & Riparim

Ekipi ynë kujdeset për mirëmbajtje të rregullt dhe riparim të shpejtë të pajisjeve, duke garantuar funksion optimal të sistemeve tuaja.

Konsultim Teknik

Japim konsulencë teknike të specializuar për çdo projekt, nga planifikimi deri te zgjidhjet më të mira për nevojat specifike të ambientit tuaj.

Komente nga klientët tanë!

Çfarë thonë mbi 1,000 klientë për pajisjet tona

Bleva frigoriferin nga Elektroshtepiake 24 dhe jam super i kenaqur. Sherbim i shkelqyer, djemte e instalimit ishin te sjellshem dhe te rregullt. Pas 6 muajsh perdorimi asnje problem, produkt cilesor.
Verified
AK
Alban
15-01-2025
Kam marre lavatricen para 7 muajsh, funksionon pa asnje problem. Stafi eshte gjithmone aty nese ke pyetje dhe transporti ishte falas. Do blej perseri nga ky dyqan.
Verified
EH
Elira
06-02-2025
Bleva soben me induksion. Instalimi u be po ate dite, sherbimi perfekt. Produkt shume praktik, cmimi i arsyeshem krahasuar me tregun.
Verified
BD
Blerim
10-10-2024
Shume e kenaqur me lavastoviljen e re. Sherbimi ndaj klientit i mrekullueshem, me moren ne telefon per te konfirmuar orarin e instalimit. Pas 1 viti perdorimi, punon si diten e pare.
Verified
AP
Anisa
03-07-2025
Bleva nje kondicioner te ri kete vere. Stafi u kujdes per instalimin pa asnje vonese. Ftoh shume mire dhe eshte shume ekonomik. Elektroshtepiake 24 eshte vertet vendi i duhur nese ju duhet dicka per shtepine tuaj.
Verified
GL
Gentian
15-07-2025
4.8
/ 5
nga +1000 vlerësime

Markat më të njohura

Bëhuni pjesë e buletinit tonë për të përfituar $10 ULJE

Merrni lajmet më të fundit, oferta ekskluzive & këshilla direkt në email-in tuaj.

Join our newsletter